Pas zhvillimeve në Këshill Prokurorial, reagon Elez Blakaj: Kolegë kthejulluni, Këshilli nuk është pronë apo plaçkë e grupeve të interesit

Pas zhvillimeve të fundit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku dje është votuar me pesë vota për për shkarkimin e U.D të Kryeprokurorit të Kosovës, Besim Kelmendi ka reaguar edhe ish-prokurori Elez Blakaj.
Blakaj deklaroi se është për keqardhje gjendja e krijuar në Këshillin Prokurorial.

“Mjerimi ka emër! Për keqardhje gjendja e krijuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës! O kolegë, kthjelluni pak, se KPK-ja nuk është institucion privat, pronë individuale apo plaçkë e grupeve të interesit! Mjaftë!”, shkruan Elezaj.

Duhet përkujtuar që dje në mbledhje të pranishëm ishin edhe anëtarët e tjerë ku është propozuar që si pikë e parë e kësaj mbledhje të jetë shkarkimi i Kelmendit.

Pas kësaj, tre anëtarë të këshillit dhe vetë prokurori Besim Kelmendi kanë lëshuar mbledhjen.

Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, mbledhja vazhdoi sërish ku me pesë vota për u shkarkua U.D Kryeprokurori i Kosovës e në vend të tij menjëherë u vu Agron Qalaj.

Ndaj kësaj mënyrë të largimit të Kelmendit reaguan edhe ndërkombëtarët e vendorët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit