spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Reagon Santiana pas fotografisë virale: Unë falem dhe..

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale.

Pasi u përfol shumë për shkak të një fotografie që qarkullonte në rrjete sociale, në të cilën ajo shihej duke u falur.

Ajo theksoi se lidhja e saj me Zotin është një çështje personale dhe nuk ka ndjerë nevojën ta bëjë atë shumë të dukshme.

Në një intervistë për Prive, bukuroshja theksoi: “E di që është diskutuar shumë ajo pjesë, por unë kam treguar edhe në Big Brother brenda, por nuk është që e kam bërë shumë të madhe sepse lidhja ime me Zotin është personale”.

Ajo e përsëriti se besimi i saj është një aspekt i rëndësishëm i jetës së saj, ndonëse nuk e përdor për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Sipas Santianës, ajo i fal pesë vakte dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e praktikës së saj fetare që e ndihmon të ndihet mirë.

Ajo shtoi: “Po, falem, i fal pesë vakte. Mua më bën të ndihem shumë mirë, nuk më intereson çfarë flasin njerëzit, sepse i kam parë edhe komentet, ajo pjesë nuk më intereson hiç, unë e di çfarë lidhje e kam dhe po, e predikoj fenë, jam muslimane, kaq”.

Me këtë intervistë, Santiana Maloku ka treguar një anë më të thellë të vetes dhe ka dëshmuar se është e gatshme të përballet me reagimet e publikut me ndershmëri dhe respekt për besimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit