Santiana Maloku, modelja dhe ish-banorja e famshme e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me postimin e saj më të fundit.
Në këtë fotografi, ajo pozon me shumë vetëbesim në një ashensor, duke vënë në pah format e saj trupore perfekte dhe duke dhënë mesazhin e qartë që po e adreson ndaj ish-partnerit të saj, Lirimit.
Vetëm disa ditë pasi konfirmoi ndarjen e saj nga Lirimi, Santiana shfaqet më e fuqishme dhe më joshëse se kurrë.
Me një kombinim elegant që nxjerr në pah fizikun e saj të tonifikuar, modelja duket sikur i thotë Lirimit: “Ja çfarë ke humbur”.
Ky postim është parë si një përgjigje ndaj situatës së fundit mes tyre, duke treguar se ajo po e përballon ndarjen me stil dhe elegancë.
Ky postim i fundit i saj vetëm sa ka rritur kureshtjen e ndjekësve për atë që do të ndodhë më pas në jetën e saj, ndërsa shumë prej tyre presin të shohin se si do të vazhdojë rrugëtimi i Santianës pas ndarjes.







