spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Seanca e dështuar, Kusari-Lila: Të vijnë partitë e tjera, nuk e kemi për betejë politike

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pa numra në Kuvend, ka vazhduar me kritika ndaj partive të tjera si PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma që nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme.

Kusari-Lila ka kritikuar partitë e tjera që nuk kanë marrë pjesë sot në seancë për të formuar komisionet parlamentare, me qëllim të votimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit.

“Radha dhe rendi do të duhej të ishte që kryesia të miratonte agjendën e kësaj seance. Rrethana që gjendet vendi kanë paparashikueshmëri në raport me një pjesë të fondeve. Për ne është e rëndësishme të marrim përgjegjësinë për detyrën e deputetit. Më e lehta është që të abstenohet dhe të mos vihet fare siç kanë bërë grupet tjera parlamentare PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma dhe një grup tjetër parlamentar [Lista Serbe]”, ka thënë Kusari-Lila.

“Agjenda e ditës së sotme, përjashto buxhetin për vitin 2026 i propozuar nga qeveria, pikat e tjera janë të detyrës dhe përgjegjësisë së deputetëve. Është farsë secili trajtim nëpër gjykata nga Komuna e Prishtinës në lidhje me buxhetin. Përgjegjësinë duhet ta kishte edhe partia që fitoi Prishtinën”, ka thënë ajo.

“Nuk është kjo që kemi dëshiruar, ajo çfarë kemi synuar. Është e mundshmja. Të vijnë partitë e tjera, nuk e kemi për betejë politike, por janë fonde për qytetarët e Republikës, pa miratime humben fondet, betejën politike do ta bëjmë në fushatën zgjedhore”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit