Tragjike në Berat: Hyri për t’u freskuar, 15-vjeçari mbytet në lumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat.

Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar e për t’u larë, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.

I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar, por e ka nxjerrë djalin në breg, pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e kanë transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë,15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit