spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

E rëndë: Ndahet nga jeta një person në Podujevë, humb kontollin duke drejtuar traktorin

Ditën e djeshme një person në Podujevë tragjikisht ka humbur jetën.

I njëjti dyshohet se derisa po drejtonte traktorin, ka humbur kontrollin dhe është rrokullizuar duke rënë në një lumë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të dielën në Podujevë dhe u iniciua si “Vdekje aksidentale”.

“Podujevë 16.11.2025-14:29. Viktima m/k derisa ka qenë duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge (rrokullisur) në një lumë. Ai duke mos u përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë, njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit