spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Media boshnjake për djalin e Kosovës: Në qendër të publikut brenda natës 

Futbollisti Fisnik Asllani po mahnit botën e futbollit. Paraqitje e tij fantastike me kombëtaren e Kosovës dhe me skuadrën e Bundesliga I të Gjermanisë, Hoffenheim, e bëjnë prej futbollistëve më atraktiv dhe që interesohen klubet me renome evropiane për të.

Asllani ishte prej më të mirëvë në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ku shënoi në minutën e 6-të.

Ai iu gëzua fitores së Kosovës me rezultat 2:0 ndaj Sllovenisë, në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

“Një djalë nga Kosova po jeton ëndrrën! Ai as nuk mund të ëndërronte për oferta të tilla deri dje!”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.

“Heroi i Kosovës në Slloveni, por edhe në ndeshjen e kaluara, si ndaj Suedisë, ishte sulmuesi brilant i Hoffenheimit, 23-vjeçari Fisnik Asllani.

Asllani vendosi të luajë për Kosovën në vitin 2022 pasi ishte anëtar i ekipeve të të rinjve gjermanë.

Ai ka luajtur 11 ndeshje për Kosovën dhe tashmë ka shënuar tre gola, dy prej të cilave janë historike për udhëtimin në play-off.

Pas ndeshjes në Slloveni, Asllani u prit me lajme që vetëm mund t’i ëndërronte.

Mediat italiane po shkruajnë se Roma është seriozisht e interesuar për sulmuesin nga Kosova.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, Bayern thuhet se po ndjek lojërat e Asllanit

Kështu, sulmuesi 23-vjeçar u bë në qendër të publikut të futbollit brenda natës.

Ai ndoshta nuk e kishte imagjinuar kurrë se kjo mund t’i ndodhte, por sigurisht që e meritonte me lojërat e tij”, shkruan mes të tjera media boshnjake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit