Një dramë e vërtetë u zhvillua në ‘Puskas Arena’ të Budapestit. Hungaria u eliminua në shtëpi nga Irlanda me rezultat 2-3.
Hungaria ishte e para që kaloi me epërsi në minutën e tretë me golin e Dániel Lukács në minutën e tretë, shkruan Insajderi.
Në minutën e 15-të nga pika e bardhë për golin e barazimit për Irlandën shënoi Troy Parrott.
Kombëtarja hungareze nuk vonoi shumë, ku golin e dytë në minutën e 37′ e shënoi Barnabas Varga.
Epërsinë hungarezët e mbajtën deri në minutën e 80′, ku sërish shënoi Parrott për 2-2.
Parrott ishte edhe golashënues i golit të tretë, të ardhur në minutën e gjashtë të shtesës, duke e përmbyllur në mënyrën më dramatike të mundshme këtë ndeshje.
Ky rezultat e çoi përpara Irlandën në fazën e ‘play off’ të Kualifikimeve të Botërorit, ndonëse Hungaria edhe me barazim mund të kalonte në atë fazë.






