Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar të dyja Kombëtaret, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, për kualifikimin në Playoff-in e Kupës së Botës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se të dy Asllanat kanë mundësuar që Kombëtaret të ecin tutje drejt Botërorit.
“Dy Asllanat, si dy krahët e shqiponjës: pardje Kristijani, e sonte Fesniku siguruan balotazhin historik për Shqipërinë dhe Kosovën për kampionatin botëror në futboll.
“Urime, shqipe, ju lumtë, djem!”, ka thënë Ahmeti.
Në ndeshjen me Andorrën, Shqipërisë fitoren ia siguroi goli i vetëm dhe vendimtar i Kristjan Asllanit.
Kurse, Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.









