spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Jo vetëm Kosovën, rumunët shkaktojnë skandal të madh në këtë shtet të rajonit 

Tifozët e Rumanisë shkaktojnë skandalin e radhës. 

Tifozët rumunë që provokuan rëndë Kosovën, provokojnë edhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Vendi është në provë: Rumunëve duhet t’u ndalohet të vijnë në Zenicë pas kësaj!”, shkruan media boshnjake “Sportsport:.

Image

Pankarta e turpit nga rumunët

“Sonte, duke filluar nga ora 20:45, në Zenicë do të luhet ndeshje kualifikuese e Kupës së Botës në futboll, midis Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Rumanisë.

Tifozët rumunë përdorën rrugën e tyre për në Zenicë për t’u ndalur në Beograd, ku bënë foto me tifozë nga Serbia, por kjo nuk është e gjitha.

Në fakt, një foto e tifozëve nga Rumania u publikua me një pankartë që lavdëronte kriminelin e dënuar të luftës Ratko Mlladiq”, shkruan media boshnjake.

“Mlladiq, një hero evropian, i uli myslimanët në zero”, është pankarta e turpit pranë flamurit të Dinamo së Bukureshtit.

“Gjatë rrugës për në Zenicë për të mbështetur ekipin kombëtar, vizituam vëllezërit tanë në Serbi, me qëllim që të dërgonim një mesazh të përbashkët se duam të japim alarmin”, shkruajnë mes të tjera tifozët famëkeq rumunë.

“Rroftë Serbia! Rroftë Rumania”, është mesazhi skandaloz i tifozëve rumunë.

Gjatë rrugës, ata ishin ndalur në Kishën Shën Sava, duke kënduar e provokuar njëzëri “Kosova është Serbi”.

Një provokim i madh ndaj shtetit të Bosnjës dhe Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit