spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Parashikimi i motit për sot, me shi dhe temperatura shënojnë ulje

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Në disa vise priten edhe intervale kohore me diell sidomos në jugperëndim të vendit. Do të fryjnë erëra drejtimesh të ndryshme.

Në veri do të fryjë veriu dhe verilindja, ndërsa në jug pritet të vazhdojnë erërat jugperëndimore, pra Kosova do të jetë pikëtakim i këtyre masave ajrore që vijnë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat do të shënojnë ulje sidomos në veri të vendit, pastaj krejt vonë në tërë Kosovën. Temperaturat maksimale deri në 24 gradë Celsius në Dukagjin, dukshëm më të ulëta në Rrafshin e Kosovës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në disa rajone nganjëherë mund të ketë edhe intervale kohore me diell. Priten reshje intensive në disa rajone, por pa ndonjë rrezik të madh. Gjatë natës sonte në malet e larta të Malit të Zi mund të fillojnë reshjet e borës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit