Nesër varroset në Llapashticë Burim Havolli, që humbi jetën në Brooklyn

Burim Havolli, 41-vjeçari nga Llapi i cili vdiq tragjikisht në New York, do të varroset nesër në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në ora 15:00.

Burim Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.

Sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që Burim Havolli ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit