spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Distria Krasniqi fiton të artën në Grand Prix në Zagreb

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka vazhduar serinë e dominimit ndaj hungarezes Reka Pupp, duke fituar edhe një medalje të artë në garat ndërkombëtare të xhudos.

Të premten, Krasniqi u shpall kampione në Grand Prix të Zagrebit, pasi triumfoi në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë pikërisht ndaj Pupp-it. Kjo ishte fitorja e dhjetë e Distrisë ndaj hungarezes, përballë vetëm një humbjeje në duelet e tyre të mëparshme.

Finalja nisi dhe përfundoi nën kontroll të plotë të kampiones olimpike. Pas 2 minutash e 26 sekondash luftë, Krasniqi realizoi një aksion të saktë dhe efektiv, duke arritur fitoren me “Ippon”.

Ky triumf shënon medaljen e tetë të artë për Distria Krasniqin në garat e nivelit Grand Prix. Ndërkohë, është hera e parë që ajo e fiton të artën në Grand Prix të Zagrebit, pas dy medaljeve të argjendta më 2016 dhe 2022, si dhe një medaljeje të bronztë në vitin 2015.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit