Ditën e sotme është ndarë nga jeta punëtorja administrative e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Ganimete Avdimetaj.
Ajo u nda nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 64 vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të spitalit në Facebook.
Spitali i Pejës shpreh ngushëllimet më të të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë të afërmit për humbjen e Avdimetajt.
“Humbja e saj na ka prekur të gjithëve. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar në institucionin tonë”, thuhet ndër të tjera në postim.
Varrimi i së ndjerës do të mbahet nesër në ora 14:00, në varrezat e qytetit.









