I jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Metë Nimani

Është varrosur dje në Gërgoc të Gjakovës intelektuali dhe atdhetari i shquar Metë (Fazli) Nimani.

Me nderime të larta ushtarake nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, është përcjellur, dje, në banesën e tij të fundit, veterani i UÇK-së, veterani i arsimit dhe atdhetari shquar, Metë (Fazli) Nimani, nga Gërgoci i Gjakovës.

Personalitete të shumta, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të tij, ishin dje prezentë në ceremoninë mortore, mbledhjen komemorative dhe varrimin e tij.

Metë Nimani ishte pjesë e familjes atdhetare të Nimanëve të Gërgocit, të përndjekur e të burgosur gjatë gjithë kohës së ish-Jugosllavisë, dhe i biri i atdhetarit të shquar, Fazli Meta – Nimani, i cili ka vuajtur rreth një dekadë burg të rëndë, në burgun famëkeq të Goli-Otokut.

Ai u nda nga jeta dje në Prishtinë, në moshën 79-vjeçare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit