Baraliu kërkon garë në PDK, propozon gjashtë emra për kryetar të partisë

Bleron Baraliu ka propozuar gjashtë emra tjerë përpos Bedri Hamzës, që sipas tij do të mund të ngjallnin besimin tek elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës duke marrë drejtimin e saj.

Sipas analistit Baraliu, Artan Behrami, Përparim Gruda, Blerta Deliu, Vlora Çitaku, Agim Aliun, e Shaqir Totaj, do të ishin të denjë për kryetar të PDK-së.

Ai thotë se këta kandidatë do ta sfidonin realisht Bedri Hamzën, i cili tashmë vetëm se e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për lidershipin e partisë.

“PDK ka kandidatë që mund ta sfidojnë realisht Hamzën, dhe duhet inkurajuar ta bëjnë këtë. Behrami, Gruda, Deliu, Çitaku, Aliu, Totaj — e me siguri edhe të tjerë më të mirë që nuk i di unë, secili prej të cilëve mund të sjellë energji dhe besim”, thuhet në postimin e Baraliut në Facebook.

Ai ka dalë kundër idesë së PDK-së për ta mbajtur konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri vetëm pesë ditë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Sipas Baraliut, kjo do ishte ‘fundosje’ për PDK-në.

Ai ka marrë shembull konventën e demokratëve në Amerikë kur zgjodhën Kama Harrisin për kreun e partisë.

“PDK po ecën drejt humbjes së garantuar. Kur Joe Biden u tërhoq nga gara, karteli i partisë me automatizëm dhe shpejtësi paniku caktoi Kamala Harrisin. Rezultati ishte katastrofë në duart e Trump. E njëjta logjikë e mbyllur do ta fundosë PDK-në nëse imponon Bedri Hamzën pa garë reale. PDK duhet të çlirohet menjëherë nga oligarcia e brendshme dhe të hapë garë të mirëfilltë. Bedri Hamza duhet vet të thërrasë konkurrencë serioze dhe të matet në kuvend trimash, jo si qyqar ta marrë drejtimin me manovra të fshehta për të humbur prapë thellë ndaj Albinit/VVsë”, ka shkruar Baraliu në statusin e tij.

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur 17 nëntorin si datë për mbajtjen e Konvetës së partisë ku do të zgjedhet kryetari i ri.

Deri më tani Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën e tij, ndërkaq të premten Enver Hoxhaj ka kërkuar shtyrjen e konventës, duke ngjallur zërat për një kandidim të mundshëm të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit