Fitores së Shqipërisë iu gëzuan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë.
Kuqezinjtë siguruan vendin e dytë në Grupin K dhe siguruan kualifikimin në play-off, për të kërkuar një vend në Kampionatin Botëror të futbollit, që mbahet vitin e ardhshëm.
Shqipëria renditet në vend të dytë me 14 pikë, ngec për 7 pikë nga lideri Anglia dhe la pas Serbinë me 10 sosh.
Sulmuesi Armando Broja ishte tërësisht nën “hije” në duel me Andorrën që mbrëmë shqiptarët e fituan me rezultat 1:0.
Gazetarja sportive nga Kosova, Qeqa Krelani, ka reaguar ndaj sulmuesit 24-vjeçar: “Broja, bonu burrë edhe shko merr ndihmë profesionale.
Urgjent t’duhet ndihmë psikologjike!
Ti ke me shënu së shpejti gola…por vetëm nëse ndeshja zgjatë 5 ditë.
Tifozeria shqiptare është tifozëria me e durueshme në botë.
Janë njerëz që falin. Urime Shqipëri”.






