spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Faza Play-off për Botërorin, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse kualifikohet

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë shumë pranë kualifikimit në Kampionatin Botëror, por ndeshje të vështira do t’i presin në fazën e play-off.

Shqipëria veç e siguroi pjesëmarrjen në play-off pas fitores së mbrëmshme ndaj Andorrës, kurse Kosova mund ta bëjë të njëjtën nëse merr një pikë ndaj Sllovenisë.

Edhe pse grupet kualifikuese ende nuk kanë marrë epilog, deri më tash gjasat e mëdha janë që kombëtaret e cekura më poshtë do t’i rrëmbejnë pozitat e caktuara në katër vazo.

Shqipëria dhe Kosova (gjithmonë nëse kualifikohet nga vendi i dytë) janë në të njëjtën vazo, që i bie se nuk mund të luajnë ndaj njëra-tjetrës. Duke qenë se ndodhen në vazon e tretë, ato do të luajnë ndaje ekipeve në vazon e dytë.

Në momentin që flasim, në vazon e dytë parashihen të jenë kombëtare si Hungaria, Çekia, Skocia dhe Sllovakia. Nëse kombëtaret tona kalojnë kundërshtarët e parë, pastaj në finale ballafaqohen me fituesit e gjysmëfinaleve nga vazot 1 dhe 4.

Nëse nuk ndryshon asgjë në renditjet tabelare deri në fund, kombëtaret e vazos 1 do të jenë Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia, ndërsa vazoja e fundit do të përbëhet nga Suedia, Uellsi, Rumania dhe Irlanda e Veriut.

Pra, për të siguruar biletat për Kampionatin Botëror, Shqipëria dhe Kosova do të duhet t’i fitojnë edhe dy ndeshje të play-offs ndaj kundërshtarëve mjaft të fortë, por jo të pamposhtshëm.

Faza Play-off për Botërorin, kundërshtarët e mundshëm

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit