Matoshi ‘eskalon’ ndaj PDK-së: Flaka me iu dalë se s’e vjedhni Mitrovicën, qysh s’ka mujtë as Vuçiqi e Radoiçiqi

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Mitrovicë, atje ku Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e votimit, nën dyshimet për disa fletëvotime për të cilat nga KQZ thanë se mund të jenë gabime teknike.

Matoshi teksa paralelizoi PDK-në me presidentin serb, Vuçiq, e kryekriminelin Radojçiq, akuzoi të njëjtit se po mundohen ta vjedhin Mitrovicë.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë. Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli! Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”, tha Matoshi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit