“Do të dal i pastër si loti”, ekipi i Thaçit shkruan në rrjetet sociale

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një mesazh emocional në rrjetet sociale, përmes të cilit përcillet një deklaratë e tij drejtuar mbështetësve.

Në postimin e publikuar në profilet zyrtare të Thaçit, thuhet se ai dëshiron t’ua shtrëngojë dorën dhe t’i përqafojë të gjithë, ndërsa shpreh bindjen se në fund të këtij rrugëtimi do të dalë i pastër.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë timen i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ekipi i tij.


Ndërkohë, ekipi medial i Thaçit ka rikthyer së fundmi aktivitetin në profilet e tij zyrtare në Facebook dhe X, ku po publikon materiale dhe fotografi nga veprimtaria e tij politike dhe institucionale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit