Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka vendosur për ndërprejen e verifikimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit deri në një vendim tjetër, pas dyshimeve se rreth 20 fletëvotime janë gjetur në të bartura nga një shkollë në shkollën tjetër.
Nga Kuvendi Komunal Zgjedhor presin që ditën e nesërme të nis procesi i verifikimit, porse kjo nuk është e sigurtë.
Ndërkohë, para se të mbyllej tërësisht Qendra Komunale e Numërimit janë mbyllur kutitë që kishin mbetur të hapura, derisa ato ku dyshohet se ishin fletëvotimet e bartura janë vendosur veçatë.
Kryeprokurori i Themelores së Mitrovicës, Njazi Rexha nuk është deklaruar për media pasi ka përfunduar vëzhgimin e vendit të ngjarjes.






