5 vjeçari në gjendje stabile pas lëndimit nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, QKUK jep detaje

Fëmija 5-vjeçar që u lëndua në zjarrin që përfshiu një banesë në një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë është në gjendje stabile.

Kështu ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.


“Është trajtuar në Qendrën e Emergjencës, ende është në observim, gjendja stabile, do të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdim të trajtimit”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, nga ky incident janë lënduar edhe një qytetar dhe pesë zjarrfikës, të cilët sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, kanë pësuar lëndime të lehta gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit