Njësia Speciale ka ndërhyrë sot në Qendrën Komunale të Numërimit të votave në Mitrovicë.
Sipas pamjeve të publikuara qytetarët janë larguar nga hapësira e jashtme e QNR-së në Mitrovicë.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se një gabim teknik është konstatuar në disa prej dengjeve të fletëvotimeve në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë, duke theksuar se ky problem nuk ndikon në integritetin e procesit të votimit apo të numërimit të votave.








