Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se qytetarët e Mitrovicës kanë merituar dhe e meritojnë një proces zgjedhor demokratik, transparent dhe të ndershëm, pa intimidime, pa presione dhe pa ndërhyrje.
Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri thirrje që çdo parregullsi gjatë dhe pas procesit zgjedhor të hetohet nga organet kompetente.
“Çdo parregullsi, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht,” ka shkruar Çitaku.
Gjatë ditës së hënë, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, zyrtarë të PDK-së kanë raportuar për parregullsi të shumta të procesit zgjedhor, duke theksuar se rreth dy fletëvotime nuk përputheshin me numrat serikë.








