Dita e parë dëshmisë së Chris Hill në Speciale, Selimi: Po e demolon insistimin e Prokurorisë se UÇK kishte zinxhir komandues

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan Chris Hill në Gjykatën Speciale, i cili kishte rol në Kosovë gjatë viteve të luftës.

Hill qëndron në atë që UÇK-ja ka pasur një zinxhir vertikal komandues.

Selimi tha se ajo ishte një kryengritje e çorganizuar e njerëzve të shtypur.

“Diplomati më i lartë amerikan, Ambasadori Chris Hill, dëshmon si dëshmitar mbrojtës i Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, duke rrëzuar këmbënguljen e prokurorisë se UÇK-ja ishte një ushtri e vërtetë me zinxhir vertikal komandues. Nuk ishte. Ishte një kryengritje e çorganizuar e njerëzve të shtypur”, ka shkruar ai në “X”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit