Dëshmia e Hillit e “sulmon” aktakuzën e Prokurorisë Speciale- Ish-diplomati amerikan mohon ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇk’së

Ish-përfaqësuesi i posaçëm amerikan për çështjen e Kosovës, Christopher Hill, ka mohuar ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përgjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përgjatë dëshmisë së tij, Hill u pyet nga mbrojtja e Thaçit nëse UÇK’ja kishte Shtab të Përgjithshëm dhe kishte një strukturë hierarkike të mirë-organizuar. Për këtë, ai mohoi të ketë ekzistuar ndonjë shtab, duke thënë se kjo bëhej që t’u prezantohej ekipit të tij që ishin ushtri normale.

“Jo nuk e besoj që ekzistonte ndonjë përgjegjës për Shtabin e Përgjithshëm i UÇK-së. Mendoj që më shumë ishte përpjekje që ekziston një ushtri në mënyrë më tradicionale, me hierarkinë më vërtikale dhe ishte thjesht një përpjekje nga ana tyre për t’na treguar… Ishte një orvatje për të na treguar ne që ne kemi struktura normale politike dhe ushtarake dhe se ne duhet t’i merrnim seriozisht. Ne nuk morëm asnjë gjë prej tyre, personat përpiqeshin që të na tregonin se ishin të rëndësishem sesa ç’ishin në realitet. Më duhet të shtoj diçka: Unë pikëpamjet e mia ua bëra të mia disa personave lidhur me këtë aspekt”, deklaroi Hill.

Përkrah kësaj, Hill në dëshminë e tij tregoi për një takim që kishin ndërmarrë veprime të rrezikshme, pa dijeninë e Departamentit amerikan të Shtetit, për ta zhvilluar një takim me Rexhep Selimin me shpresën se do të takoheshin me dikë vendimmarrës nga UÇK’ja.

Hill thotë se kur shkoi të takohej me Selimin, ky i fundit tha “do e përcjellim mesazhin tuaj”.

“U acarova shumë kur na thanë që… fillimisht më thanë që duhej të takohesha me një person që do të merrte një vendim, por në fakt askush nuk donte të merrte asnjë lloj përgjegjësie për asnjë diskutim të vërtetë. Për ne ishte e vështirë të shkonim atje, u përpoqëm shumë, nuk kisha siguri me vete, s’më shoqëronte askush, siguria e Departamentit të Shtetit nuk do ta miratonte këtë udhëtim, sepse patëm edhe situatën ku e goditën automjetin me plumba. Ne nuk e raportuam fare këtë situatë, kur pamë shenjat në fund të automjetit që na kishin gjuajtur me armë. Ne ndërmorëm një rrugë të rrezikshme për të takuar një person që na tha “do e përcjelli mesazhin tuaj”. Në rrethana të tilla përpiqesh të bësh të pamundurën dhe ndonjëherë është frustruese që pala tjetër s’po e bënte të pamundurën”, deklaroi ndër të tjera Hill.

Prokuroria Speciale në një nga pikat kryesore të aktakuzës në rastin e ish-krerëve të UÇK’së pretendon se UÇK-ja kishte një strukturë të organizuar dhe në krye të kësaj strukture ishte Shtabi i Përgjithshëm, që sipas organit të akuzës, u themelua nga të akuzuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit