Arian Tahiri ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe përkrahjen që i kanë dhënë në garën për kryetar.
Tahiri uroi kundëkandidatin, Faton Pecin për fitoren si dhe tha se rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit të qytetarëve gjë të cilën ai e respekton.
Postimi i plotë:
Qytetarë të Mitrovicës,
Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.
Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.
Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë.
Faleminderit!








