Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se sot ka realizuar një exit poll për 7 komuna.
Gjatë një paraqitjeje për televizionin “T7”, ai ka bërë me dije se grupi i ekspertëve do të bëjë edhe një projeksion që parashikon sa mund të gabohet rezultati.
“Do t’i kemi rezultatet në shtatë komunat kryesore. Karakteristike është se do të japim rezultatet ashtu si dalin në Exit Poll, dhe grupi i ekspertëve do të bëjë gjithashtu një projeksion që parashikon sa mund të gabojë rezultati i Exit Poll-it”, ka thënë ai.
Haxhiu nuk ka dhënë shumë detaje.
Sipas tij, ende ka betejë në shumë komuna.
“Nuk mund të them se në cilat komuna pritet ndonjë befasi, pasi ende ka beteja. Megjithatë, është interesant të shihet se ku janë orientuar shtabet. Një betejë ekziston, por nga rezultatet e orës 16:00 ende nuk kemi as projeksion dhe as rezultat”, ka deklaruar ai.









