spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

​Pamflete kërcënuese në veri: “Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska…”

Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës. “Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletët e vendosura nëpër vende të ndryshme në Zubin Potok, Mitrovicë, Zveçan e Leposqviq.

“Komandant vetëm thuaj, fluturojmë si plumbat”, thuhet në vijim, duke iu referuar terroristit Milan Radoiçiq.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb Koridor.

Kujtojmë se Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për agresionin ndaj Kosovës, ku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai kërkohet nga Interpol, por vazhdon të endet i lirë në Serbi.

Këto pamflete vijnë pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për masa serioze” ndaj Kosovës brenda 72 orësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit