Deklarohet policia për valixhen e dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi dikush e ka lënë një valixhe aty.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe se ajo valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshimtë.

“Pas informatës së pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i është bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se në valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar”, shtoi Zahiti.

Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit