spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Elon Musk mahnit botën, Tesla prezanton robotin “Optimus”! (Video)

Në një prezantim që dukej si ndonjë pjesë nga një film fantastiko-shkencor, Tesla ka bërë bujë të madhe në Ekspozitën e 8-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), duke zbuluar për herë të parë robotin rrugor Cybercab, një mjet plotësisht autonom pa timon apo pedale!

Ekspozita CIIE, e cila këtë vit mban në Shangai dhe mblidhet rreth 12 nga gjigantët globalë të automjeteve, u shndërrua në një arenë ku Tesla, nën hijen e vizionit të Elon Musk, premtoi një revolucion në transport.

Pa elementë manualë, Cybercab është menduar për flotën Robotaxi, një rrjet taksish autonome që Tesla synon ta shtrijë në qytetet e mëdha të botës deri në fund të dekadës.

Nuk mbaroi këtu surpriza, Tesla solli edhe robotin humanoid Optimus, “punëtorin e së ardhmes” që mund të pastrojë shtëpinë ose të montojë pjesë në fabrika. Optimus, me lëvizje të buta si një balerinë robotike, tërhoqi mijëra selfie dhe diskutime mbi rolin e AI-së në jetën e përditshme.

Me praninë e Cybercab dhe Optimus, Tesla konfirmon se nuk po luan lojë: Musk po ndërton një botë ku makinat dhe robotët bëjnë punën e njerëzve, duke na lënë ne vetëm kohën për të ëndërruar. A do të shohim Robotaxi në rrugët e Tiranës së shpejti? Koha do të tregojë, por një gjë është e sigurt: e ardhmja sapo parkoi në Shangai!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit