spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Humbi jetën bashkë me vëllain në aksident me makinë, CR7 tregon arsyet pse mungoi në varrimin e Diogo Zhotës

Ish-sulmuesi portugez i Liverpool, Diego Zhota humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik.

Një pjesë e madhe e të njohurve të Zhotës morën pjesë në funeral, por kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, nuk ishte midis tyre, duke bërë që tifozët të pyesin veten se përse CR7 zgjodhi të mos merrte pjesë.

Duke shpjeguar vendimin e tij, Ronaldo i tha gazetarit Pirs Morgan:

“Nuk mora pjesë në funeralin e Zhotës? U ndjeva mirë me vendimin tim. Dy arsye. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në varreza. Së dyti, nëse më njihni… kudo që të shkoj, do të bëhet zhurmë e madhe. Vëmendja do të shkonte tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte”- tha Ronaldo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit