spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Këta janë personat që u përfshinë në përleshjen me thikë në Istog

Dy persona janë lënduar pas një rrahjeje që ka ndodhur në një lokal-kafene në qytetin e Istogut, të dielën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, ka pohuar se rreth orës 18:25 policia është njoftuar për një rrahje.

“Në orën 19:00 u konstatua se ka dy persona të lënduar, të cilët po trajtohen në emergjencën e Istogut. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi.

“Si pasojë e ngjarjes, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë ndodhur në këtë rast”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës polici për rajonin e Pejës.

Klan Kosova ka mësuar se personat e përfshirë në këtë incident janë me inicialet V.Q. dhe Sh.N

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit