spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Fshati turistik i Linit shpallet Ansambël Arkitektonik – mbrojtje e plotë ligjore për perlën e Liqenit të Pogradecit

Fshati piktoresk i Linit, një nga destinacionet më të vizituara turistike përgjatë bregut të Liqenit të Pogradecit, tashmë gëzon një status të ri ligjor mbrojtës.

Të gjitha banesat e fshatit janë shpallur Ansambël Arkitektonik, duke garantuar kështu ruajtjen e trashëgimisë së tij historike dhe kulturore.

Ky vendim konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të rralla të Linit, i cili deri më tani ka qenë pjesë e Zonës së Mbrojtur të UNESCO-s dhe i mbrojtur nga legjislacioni vendas.

Shumica e ndërtimeve në fshat datojnë nga shekujt XVIII dhe XIX, të ndërtuara kryesisht me gurë, dhe ruajnë elemente të veçanta arkitektonike që e dallojnë Linin nga fshatrat e tjerë të zonës. Pikërisht kjo autenticitet ka bërë që Lin të vlerësohet si një thesar kulturor i rrallë në juglindje të vendit.

Statusi i ri ligjor pritet të hapë rrugën për projekte të reja zhvillimi turistik, duke përfshirë edhe zonat ku janë zbuluar objekte arkeologjike me vlerë të jashtëzakonshme, që do të pasurojnë më tej ofertën kulturore dhe historike të Pogradecit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit