Ardian Gjini bleu shtëpi 300 mijë euro në lagjen “Marigona”, tregon si i bëri paratë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e AAK’së, Ardian Gjini, më 2024-ën ka blerë shtëpi në lagjen ‘Marigona’ për 300 mijë euro. Perimetri i kësaj shpie është 320 metra katrorë, e krejt këto janë në regjistrat e deklarimit të pasurisë për këtë vit.

Gazeta iu është drejtuar me pyetje Gjinit për prejardhjen e të ardhurave për blerjen e shtëpisë në vlerë prej 300 mijë eurove në një nga lagjet më luksoze në Kosovë.

Gjini, me anë të një përgjigje me shkrim ka deklaruar se përmes shitjes së banesës në Fushë Kosovë, asaj në Prishtinë dhe një lokali në Gjakovë ka siguruar të ardhurat e mjaftueshme për blerjen e kësaj shtëpie. Megjithatë, në deklarimin e pasurisë nuk figuron se është shitur banesa në Fushë Kosovë nga ana e zyrtarit të AAK’së.

Në deklarimin tim të pasurisë përpos pagës vjetore figuron edhe shitja e dyqanit në Prishtinë, shitja e banesës në Fushë Kosovë dhe shitja e banesës në Gjakovë, të cilat mjete kanë qenë mëse të mjaftueshme për pagesën prej 300 mijë euro“, deklaroi ai.

Sidoqoftë, Gjini si burim të vetëm të të ardhurave e ka të deklaruar pagën e deritanishme si kryetar i Gjakovës.

Lidhur me blerjen e shtëpisë së Gjinit kanë bërë reagime edhe kundërshtarët politikë të tij. Agon Batusha nga radhët e LVV’së në Gjakovë është shprehur i habitur se si është e mundur që në një nga lagjet më të shtrenjta në Prishtinë është blerë metri katror 937,50 euro.

Pas banesës 618 m² të blerë për 70 mijë euro, tani del edhe një tjetër rast: Z. Ardian Gjini ka blerë shtëpi në lagjen “Marigona” 320 m² për 300,000 €, që i bie 937.50 €/m². Në tregun e asaj kohe, çmimi mesatar në Marigona ishte rreth 2,000 €/m². Pra, rreth 340 mijë euro nën vlerën reale të tregut. Ky nuk është “gabim teknik”. Ky është privilegj politik“, ka deklaruar ndër të tjera Batusha.

Gjini është një nga politikanët e paktë në Kosovë që ka shtëpi në një nga lagjet më luksoze në Kosovë. Deri më tani, dihet se shtëpi në këtë lagje kanë vetëm Vjosa Osmani dhe Liburn Aliu. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit