Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një deklaratë për media para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë.
Ai theksoi se LDK nuk do të votojë për Qeverinë Kurti.
“Sot bie perdja e madhe e mashtrimit. Ja tani ku është mundësia që populli i Kosovës ta shohë të vërtetën”, tha Abdixhiku para mediave.










