Vetëm 8 minuta i janë nevojitur sulmuesit të Kombëtares Armend Muslika për të shënuar në javën e 8 të Premier Ligë U-18 ndaj Leissterit, e përfunduar me shifrat 2-0 për “Gjelat” londinezë.
Pas konkretizimit, 16-vjeçari shqiptar festoi me shqiponjë. Në këtë sezon me Totenhemin në Premier Ligë U-18, Muslika numëron 7 gola në 7 ndeshje, statistika mbresëlënëse për një 16-vjeçar.
Me Shqipërinë, ai ka arritur deri tek U-17. Premisat janë të mëdha që Armend Muslika të lërë “gjurmë” si protagonist shumë shpejt tek ekipi kryesor i Totenhemit dhe Kombëtarja shqiptare.






