spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Volejbollistes së Dinamos i kërkohet t’i bëhet testi i gjinisë

Volejbollistes së Dinamos, Nayar Ferreira, i është kërkuar të i nënshtrohet testit të gjinisë, ndërsa mediat në Shqipëri raportuan të shtunën se ajo është suspenduar nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV).

Ky vendim dhe kërkesa për testimin e gjinisë janë iniciuar nga klubet kundërshtare të Dinamos.

Sipas mediave shqiptare, FSHV ka kërkuar analiza më të detajuara, ndërsa Ferreira ka deklaruar se ndihet e diskriminuar.

Ferreira u transferua te Dinamo në gusht të këtij viti dhe konsiderohet njëra prej lojtareve kryesore të ekipit.

32-vjeçarja ka zhvilluar karrierë edhe në Brazil, Francë, Spanjë, Çeki, Finlandë, Portugali dhe Arabinë Saudite.

Dinamo të premten mbrëma luajti ndaj Tiranës në ndeshjen e xhiros së shtatë të elitës së volejbollit, duke fituar me rezultatin 3:2 në sete.

Ferreira gjithashtu ishte pjesë e Dinamos edhe në ndeshjen miqësore ndaj Dritës së Gjilanit më 13 shtator në Rrëshen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit