spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tifozi i Sunderland i mahnitur me Xhakën: Lojtari më i mirë që ka luajtur për klubin

Granit Xhaka ka marrë shumë shpejt zemrat e tifozëve të Sunderlandit, pas transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të verës te skuadra angleze.

Paraqitjet e tij stabile dhe lidershipi në fushë kanë bërë që 32-vjeçari të vlerësohet në mënyrë të jashtëzakonshme nga tifozët e klubit.

Njëri prej tifozëve të klubit, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar Xhakën si futbollistin më të mirë që ai ka parë te Sunderland gjatë jetës së tij.

“Jam 35 vjeç tani dhe e kam ndjekur Sunderlandin që kur isha rreth 8 vjeç. Sinqerisht mendoj se Granit Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur për klubin në këtë periudhë të jetës sime.”, ka shkruar ai.

Ky reagim është vetëm njëri nga shumë të tillë që po shfaqin respekt dhe adhurim ndaj mesfushorit shqiptar, i cili duket se është shndërruar shpejt në një prej lojtarëve më të dashur për tifozët e klubit anglez.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit