Bajrami: Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se çështja po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se në fillim të këtij muaji ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale për atë që e quan “mafi energjetike”.

“Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje. Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar? Mos harroni kurrë: Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset. Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve. Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë”, ka shkruar ajo.

“Por ka një lajm të mirë: Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!”, ka shtuar Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit