Kim Kardashian diagnostikohet me një lloj të sëmundjes

Kim Kardashian është diagnostikuar me një aneurizëm në tru. Në pamjet nga sezoni i ri i serialit “The Kardashians”, ajo shkon të bëjë një skaner. 45-vjeçarja duket se ia vendos fajin stresit për gjendjen e saj shëndetësore.

Aneurizmat janë fryrja e enëve të gjakut në formë baloni. Në tru janë të zakonshme dhe të dhënat tregojnë se prekin 1 në 50 persona.

Në shumë raste, pacientët nuk e dinë që mund ta kenë një të tillë sepse nuk shkaktojnë shumë simptoma.

Nëse përmasat e një aneurizme në tru rriten, shkakton dhimbje koke, humbje ekuilibri dhe probleme me të folurit. Në rastin e një rrjedhjeje, janë shumë të rrezikshme e deri vdekjeprurëse.

Aneurizmat mund të ndodhin në çfarëdo pjese të trupit, por më së shumti gjenden në aortë, arterien kryesore dhe më të madhe të zemrës.

Sipas studimeve, të rriturit e moshave 30-60 vjeç preken më shumë dhe mbizotërojnë gratë.

Në një moment tjetër të pjesës së shkëputur nga seriali, Kim deklaron se ish-burri i saj, Kanye West do të jetë pjesë e jetës së saj “pavarësisht gjithçkaje” sepse kanë katër fëmijë së bashku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit