spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Kurti në takimin me Spiropalin: Kosova dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie vëllazërore që shprehen në çdo aspekt

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Zyra e Kryeministrit ka dërguar pamje të takimit, në të cilat Kurti dëgjohet teksa i thotë Spiropalit se “Kosova dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie vëllazërore”.

“Na bëhet shumë qejfi që e keni përzgjedhur Kosovën si vizitë të parë zyrtare. Kosova dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie vëllazërore të cilat shprehen në çdo aspekt të ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, tregtisë, por edhe të dy kuvendeve tona si vendet ku përfaqësohet populli për politika të cilat i shërbejnë popullit tonë”, thotë Kurti.

Spiropali, ndërkaq, thotë se niveli i bashkëpunimit mes parlamenteve “është intensifikuar vitet e fundit”

“Është me shumë rëndësi për ne të theksojmë që si në nivelin e bashkëpunimit mes parlamenteve tona, mes kuvendeve tona, marrëdhënie, bashkëpunim i cili është intensifikuar vitet e fundit dhe duhet theksuar”, thotë kryeparlamentarja shqiptare.

Paraprakisht, ajo u takua me homologun e saj shqiptar, kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, duke mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas takimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit