Në komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në numërimin e votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni, ka marrë 34.72 për qind të votave, që i korrespondojnë 25 votave.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 27.78 për qind apo 20 vota, kandidat i së cilës është Arbër Ismajli.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kandidatin Riad Rashiti, ka marrë 18.06 për qind, që përkthehet në 13 vota.

Megjithatë, ky rezultat nuk është që ka ndikuar në ato të përgjithshme, meqë Komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazh. Alban Hyseni në raundin e parë ka marrë 49,82 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij në balotazh, Arbër Ismajli 34,30 për qind sosh.









