Deklarata fashiste e ministres serbe, Bajrami: Premtimi për padi kundër Serbisë në GJND të realizohet pa vonesa

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës fashiste të ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik në Kosovë“.

Bajrami me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos humb kohë dhe të iniciojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

“Deklarata e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, se ”po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik në Kosovë”, është tronditëse dhe e papranueshme. Kur një zyrtare e lartë e shtetit shpreh keqardhje që një nga krimet më të rënda në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore nuk u çua deri në fund, ajo nuk po jep thjesht një mendim, por ajo po përpiqet të legjitimojë një politikë kriminale”, ka deklaruar ajo.


“Prandaj, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta dënojnë qartë këtë deklaratë dhe të kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet serbe. Miqtë tanë ndërkombëtarë duhet gjithashtu ta kuptojnë se është tepër e vështirë të ketë normalizim të marrëdhënieve me një shtet që ende ka zyrtarët të lartë që glorifikojnë spastrimin etnik dhe krimet e luftës”, vijon ndër të tjera deklarimi i saj.

“Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të kalojë nga deklaratat në veprime. Premtimi për inicimin e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë duhet të realizohet pa vonesa. Për këtë proces tashmë jemi vonuar. Çdo ditë e humbur është dështim në mbrojtjen e së vërtetës historike, drejtësisë për viktimat, të pagjeturit dhe dinjitetit të shtetit të Kosovës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit