Përfundojnë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Në “BayArena”, PSG fitoi 2-7 ndaj Bajer Leverkusen. Kampionët në fuqi të Europës gjetën golin që në minutën e 6, Nuno Mendes krosoi, Uilliam Paço shënoi me kokë. Në minutën e 25, Leverkueni pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Alehandro Grimaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, topi u përplas në shtyllë. Në minutën e 32, Robert Andrih u ndëshkua direkt me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj Dezajër Due.
Në minutën e 37, PSG-ja mbeti po ashtu me 10 lojtarë, pas faullit të Ilia Zabarnji si lojtar i fundit. Aleiks Garsia barazoi shifrat nga 11-metrat. Tre minuta më pas , Dezajër Due shënoi golin e avantazhit për francezët. Në fund të pjesës së parë, Kvaratskelia shënoi golin e tretë për PSG-në. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Dezajër Due shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për PSG-në.
Në minutën e 50, francezët gjetën edhe golin e 5 me Nuno Mendes. 4 minuta më vonë, Aleiks Garsia ngushtoi shifrat për “aspirinat”, por nuk mjaftoi me kaq, pasi në minutën e 66, kampionët e Europës gjetën edhe golin e gjashtë me Osman Dembele.
Në minutën e fundit të ndeshjes pati vend edhe për një gol tjetër të realizuar nga Vitinja në minutëne 90.
Mançester Siti mposhti pastër 0-2 në transfertë Vijarrealin, me golat e Erling Haland në minutën e 16 dhe Bernardo Silvës në minutën e 40. Supersfida në “Emirates” mes Arsenalit dhe Atletikos së Madridit u mbyll me fitoren e “Topçinjve” me ‘poker’ 4-0. Golat për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta u realizuan nga Magahales në minutën e 57, Martineli në minutën e 64 dhe dopieta e blerjes më të re në merkaton e verës, Viktor Giokeres në minutat 67 dhe 70.
Njukasëlli triumfoi përballë Benfikës me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Benfikës. Golat për “qymyrxhinjtë” u realizuan nga Entoni Gordon në minutën e 32. Më pas ishte radha e Harvi Bërns për të kompletuar dopietën e tij me golat e realizuar në minutat 71 fdhe 83.
Borusia e Dortmundit shkatërroi Kopenhagenin me reazultatin 2-4.Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me dy gola të verdhezinjve, një në portën kundërshtare dhe një në të tyre. Feliks Nmeça kaloi në Dortmundin në avantazh në minutën e 20. Entoni shënoi autogol në minutën e 34.
Në minutën e 61, Bensebiani kaloi Dortmundin në avantazh, Nmeça në minutëne 76 gjeti golin e tretë dhe dopietën e tij personale, ndërsa Fabio Silva vulosi golin e 4 për verdhezinjtë në minutën e 87.
Në minutëne 91, Doason ngushtoi shifrat për Kopenhagenin, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Interi triumfoi me poker në transfertë 0-4 ndaj Union Sent Xhikois, falë golave të Denzel Dumfries në minutën e 40, Lautaro Martinez në minutën e 45 +2, Çalhanoglu në minutën e 53 nga pika e bardhë e penalltisë dhe Pio Espozito në minutën e 76.
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Eindoven, aty ku PSV fitoi 6-2 ndaj Napolit. Italianët kaluan të parët në avantazh me Skot MekTomini në minutën e 31, holandezët përmbysën shifrat me dy gola të shpejtë. Fillimisht autogol i Buonxhiorno dhe goli i Saibari në minutën e 39. Denis Men shënoi dy gola të tjerë për holandezët në minutat 54 dhe 80.
Në 15 minutat e fundit, Napoli luajti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Lorenco Luka. Në minutën e 86, Napoli shënoi golin e dytë me MeTomini, që vlejti thjesht për statistikë. Holandezët nuk u dorëzuan edhe shënuan dy herë të tjerë me Rikardo Pepi në minutën e 87 dhe Kuhaib Driuesh në minutën e 89.






