Kurti: Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar kontribuon në paqe e stabilitet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar me një takim me mërgatën shqiptare në Londër.

Gjatë bashkëbisedimit me pjesëtarët e diasporës, Kurti theksoi se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është ndërtuar mbi shtylla të forta bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë.

Ai shtoi se ky partneritet forcon lidhjet dypalëshe, nxit shkëmbimin e njohurive dhe kontribuon në paqe, stabilitet e mirëqenie të ndërsjellë, njofton sot zyra për informim e Kosovës.

Në fjalën e tij, Kurti foli edhe për arritjet e qeverisë gjatë mandatit të fundit, duke përmendur katërfishimin e buxhetit të mbrojtjes, trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe pajisjen me sisteme të reja, si dhe rritjen ekonomike mesatare prej 6 për qind.

Ai theksoi se janë rritur të hyrat buxhetore, është mbështetur prodhimi vendor dhe janë forcuar lidhjet tregtare me Britaninë e Madhe.

Në njoftim bëhet e ditur se Kurti vuri në pah rëndësinë e diasporës për zhvillimin e vendit, duke përmendur programin Citizen Diplomacy Fellowship, që sjell profesionistë të rinj nga diaspora në sektorin publik, dhe Dritaren e Investimeve të Diasporës, e cila u mundëson mërgimtarëve të marrin kredi investimi pa kolateral për të realizuar idetë e tyre në Kosovë.

Ai ftoi mërgatën që të vazhdojë të investojë dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të krijuar nisma të reja që e afrojnë më shumë diasporën me Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit