Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, sot feston ditëlindjen e 64-të.
Me këtë rast, FFK i ka uruar në mënyrë simbolike përmes një postimi të shkurtër në rrjete sociale:
“Urime ditëlindjen, President! Të dëshirojmë të mira pa fund!”
Ademi ka qenë në krye të FFK-së që nga viti 2018, duke udhëhequr institucionin më të lartë të futbollit në vend në një periudhë me zhvillime të shumta brenda dhe jashtë fushës.






