Përfundon numërimi në QKN, Smajl Latifi mëson zyrtarisht se kë do ta ketë kundërshtar në balotazh

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) për komunën e Rahovecit, dhe tashmë është zyrtarizuar se kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, ka dalë i pari në garën për kryetar me 37.58% të votave, që përkthehet në 7,673 vota, por nuk ka arritur të sigurojë shumicën absolute për të fituar pa balotazh.

Në raundin e dytë, ai do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Dula, i cili ka siguruar 4,868 vota apo 23.84% të përkrahjes qytetare, duke lënë pas kandidatin e LDK-së, Burim Krasniqi, me 4,673 vota (22.89%), dhe kandidatin e PDK-së, Edon Cana, me 3,202 vota (15.68%).

Kjo e vendos Vetëvendosjen për herë të parë në balotazh në Rahovec, ndërsa Smajl Latifi do të kërkojë një mandat tjetër në krye të komunës, pas një gare të ngushtë në mes të katër kandidatëve.

Rezultatet përfundimtare nga QKN për Rahovec:
Smajl Latifi (AAK) – 7,673 vota (37.58%)

Ali Dula (LVV) – 4,868 vota (23.84%)

Burim Krasniqi (LDK) – 4,673 vota (22.89%)

Edon Cana (PDK) – 3,202 vota (15.68%).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit