Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Si parti e parë, AAK aktualisht është e para me 30.91% apo 7,420 vota, LVV e dyta me 23.87% apo 5,729 vota dhe PDK e treta me 13.04% apo 3,130 vota, ndërsa LDK me 12.27% apo 2,972 vota.
Nga 146 vendvotime sa janë gjithsej, 87 prej tyre janë numëruar apo 59.59%, listën e AAK-së Ardian Gjini është i pari si bartës i listës me 7,420 vota. Në vend të dytë radhitet Flamur Fetahaj me 418 vota. Në vend të tretë është Eranda Baçi me 394 vota, ndërsa në vend të katërt Durim Halilaj me 400 vota dhe të pestin Ferdinand Kolaj me 255.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është Mimoza Shala me 5729 si bartëse e listës. Në vend të dytë me 413 vota është Mustafa Domi. I treti është Ledian Rexha me 349 vota. Në vend të katërt del të jetë Ngadhnjim Dana me 329 vota dhe në vend të pestë Albi Rudi me 327 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa është i pari si bartës i listës me 3130 vota, në vend të dytë Gani Hajdari me 411 vota. Adelina Shehu Kola është e treta me 281 vota, ndërsa Zeneli radhitet i katërti me 267 vota. Në vend të pestë del të jetë me 176 vota Lirianda Dahsyla.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila aktualisht ka 12.27%, Shefqet Shehu është i pari me 2,972 vota. Në vend të dytë është Jon Bytyqi me 454 vota. I treti del të jetë Kujtim Golaj me 237 vota, ndërsa në vend të katërt Shkëmbin Rama me 203 vota. I pesti është Erion Kameri me 185 vota.










