Kandidoi në listën e Ramiz Lladrovcit, kaq vota ka marrë deri tash “Fc Latta”

Aktori Arjanit Hoti, i cili njihet për rolet e tij në disa seriale komike, ka qenë kandidat për Kuvendin Komunal të Drenasit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Hoti ka qenë pjesë e listës së partisë së Ramiz Lladrovcit. Në Drenas deri tash janë numëruar rreth 65 përqind e votave, e nga rezultatet e publikuara del se Hoti ka marrë 240 vota.

Me renditje në listën e kandidatëve më të votuar nga numërimi i deritashëm, ai renditet i 13’ti.

Nga kjo listë, më e votuara është Laureta Thaçi si bartëse e listës me 6 mijë e 385 vota, pasuar nga Ekrem Elshani, Selman Qallapeku, Naim Gjeli, Valdet Curri dhe Anjeza Kurtaj.

Ndryshe, Hoti u bë i njohur me rolin në serialin “Fc Latta”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit